` . Kremtohet përvjetori i 1385 i çlirimit të Mekës në Edrene të Turqisë - TV-SHENJA

Kremtohet përvjetori i 1385 i çlirimit të Mekës në Edrene të Turqisë

Në qytetin Edrene të Turqisë u kremtua përvjetori i 1385-të të çlirimit të Mekës, raporton AA.

Programi festiv i cili u organizua nga Zyra e Edrenesë së Shoqatës së Rinisë në Anadoll (AGD) u mbajt në sallonin për konferenca të Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Edrenes. Programi filloi me recitimin e himnit kombëtar të Turqisë.

Pas filmit të shkurtër i cili përshkroi çlirimin e Mekës, hoxha i xhamisë Dyqanxhik nga Shkupi, Abdulkerim Ebibi e lexoi Suren Fet-h nga Kurani.

Kryetari i Zyrës së AGD-së Abdulhamit Irish në fjalimin e tij falënderoi të pranishmit në këtë program pavarësisht motit të keq.

Irish tha se çlirimi i Mekës është i rëndësishëm për muslimanët. “Sipas fjalës së zotëriut tonë i cili ka thënë se ‘kush i ngjan një populli ai është nga to’ nuk mund ti festojmë festimet e Vitit të Ri të krishterëve sepse rruga jonë është rruga e Allahut dhe robit të tij. Profeti i dashur thotë ‘kundërshtojini idhujtarët’. Ku do ti kundërshtojmë? Duke mos u ngjarë atyre. Festimet e Vitit të Ri janë pjesë e bestytnive të tyre. Prandaj ne këtë ditë e cila korrespondon me ndërrimin e moteve do të festojmë çlirimin e Mekës dhe prandaj do ti kundërshtojmë ata”, tha Irish.

Ndërsa Kryetari i Zyrës së Shoqatës së Bashkimit të Zyrtarëve Fetarë, Süleyman Ozjazixhi e tregoi çlirimin e Mekës. Pas fjalimeve u interpretuan ilahi.

Hoxha i xhamisë Dyqanxhik, Abdulkerim Ebibi pas programit në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se çlirimi i Mekës është një mesazh i mirë për njerëzimin dhe muslimanët.

“Çlirimi i Mekës është një çlirim pa luftë dhe pa gjakderdhje. Feja e fundit e dërguar për njerëzimin islami dhe profeti ynë me çlirimin e Mekës ka treguar se çlirimi nuk bëhet me shpatë, por me shpirt. Është shembull i mirë për njerëzimin. Veçanërisht duhet shumë mirë ti transmetojmë gjeneratës së re. Mendoj se çlirimi i Mekës duhet të jetë shembull për gjithë njerëzimin. Shqetësimi i gjithë njerëzve në botë buron nga materializmi dhe rëndësinë që japin për sendet e botës. Posaçërisht çlirimi i Mekës është një lajm i mirë për njerëzit. Nëse nuk e bëjmë çlirimin e zemrave, nuk kanë kuptim aspak çlirimet materiale”, tha Ebibi.

Programet festive të çlirimit të Mekës kremtohen çdo vit më 31 dhjetor në të gjitha qytetet e Turqisë.

Postime të Ngjajshme