` . Krasniqi pas meçit të humbur premton se do të rikthehet - TV-SHENJA

Krasniqi pas meçit të humbur premton se do të rikthehet

Robin Krasniqi nuk ka arritur ta mbrojt titullin evropian në boks në kategorinë super të mesme në federatën EBU.
Krasniqi pësoi humbjen në meçin ndaj gjermanit, Stefan Haertel, pas 12 rundeve me vendim unanim të gjyqtarëve.

Pas luftës, Krasniqi, ishte shumë i qetë, duke treguar që do të rikthehet shumë shpejtë.

“Ka qenë një luftë shumë e vështirë, do të kthehem shumë shpejt. Një e qarë në syrin tim ma pamundësoi të luftojë ashtu siç dua. Haertel ishte shumë i mirë sonte. Do të punoj shumë që të kthehem shumë shpejt”, përfundoi Krasniqi.

Kjo ndeshje ishte shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore.

Këtë titull, Krasniqi e fitoi më 2 qershor të vitit 2018 dhe pastaj e mbrojti në një meç tjetër, gjithashtu vitin e kaluar.