` . Krasniqi në Shkup, pritet të firmosë kontratën me Rabotniçkin – TV-SHENJA

Krasniqi në Shkup, pritet të firmosë kontratën me Rabotniçkin

Futbollisti shqiptar, Gëzim Krasniqi ka arriutur në Shkup për të firmosur kontratën me skuadrën e Rabotniçkit. Krasniqi pasditen e sotme arriti në kryeqytetin e Maqedonisë, ndërsa u prit nga drejtuesit e “Romantikëve”, me të cilët zhvilloi edhe një takim ku prezent ishte edhe trajneri Goran Stankovski.

Palët kanë arritur akordin ndërmjet veti dhe pritet që ditëve në vijim Rabotniçki ta prezantojë qendërmbrojtësin Krasniqi para mediave. Shqiptari do të nënshkruajë kontratë 6 mujore me opcion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

Burime të sigurta me televizionin SHENJA mësojnë se nga nesër Krasniqi do fillojë me përgatitje me skuadrën e Rabotniçkit. Ndërkohë, 28-vjeçari Krasniqi te skuadra shkupjane vjen nga Partizani i Tiranës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Flamurtarin e Vlorës dhe Besen e Kavajës. Aziz Sahiti /SHENJA/