` . Kosovë, hapet Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit - TV-SHENJA

Kosovë, hapet Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit

Në Kampusin e Universitetit të Biznesit dhe të Teknologjisë (UBT) në qytetin e Lipjanit, i cili ndodhet në qendër të Kosovës, sot filluan aktivitetet dyditore të “Festivalit Ndërkombëtar i Akuarelit”, raporton AA.

Në këtë festival të organizuar nga UBT dhe Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelit (IWS) me seli në Turqi, morën pjesë personalitete dhe artistë të ndryshëm nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

Në një deklaratë për AA Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi tha se ky festival po organizohet për herë të parë në Kosovë falë bashkëpunimit të IWS-së, e cila sipas tij vjen nga shteti mik i Kosovës, nga Turqia. Hajrizi po ashtu theksoi se artistët që kanë marrë pjesë në këtë festival kanë krijuar një skenar të mirë, duke bërë punime që kanë karakter kosovar dhe se kjo është e veçanta e këtij edicioni.

“Arti është pjesa më e rëndishme e vlerave të jetës, e kualitetit të jetës, prandaj mendoj që Kosova ka filluar ta zhvillojë artin. Ka mjaft talentë kosovarë të cilët përmes artit po renditen edhe në aktivitete ndërkombëtare dhe natyrisht kjo ndikon edhe në ndërkombëtarizimin e vet Kosovës dhe të imazhin të saj”, tha Hajrizi.

Kurse kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit, Atanur Dogan tha se me festivale të tilla synojnë që ta zgjasin dorën e mbështjes për njohjen dhe zhvillimin e shteteve të afërta dhe mike me Turqinë, mbi parimin e paqes, tolerancës dhe ndjenjës së dashurisë. Duke shprehur se organizimi i këtij festivali në Kosovë, është shumë ambicioze, meqë sipas tij të jesh në Kosovë është sikurse të jesh në Turqi.

“Nëpërmjet këtyre aktiviteteve ne do ta promovojmë kulturën dhe artistët e rinj të Kosovës tek bota, si dhe do të mundësojmë që të ndodh një shkëmbim më të pasur mes kulturave, duke sjellur këtu artistë nga bota të cilët bartin këtu kulturat e tyre”, tha Dogan.

Dogan për nder të këtij festivali ka punuar portretin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, si dhe të humanistes shqiptare, Nëna Terezë.

Postime të Ngjajshme