` . Kosova s’ka të ndalur, mban primatin në Grupin 3 – TV-SHENJA

Kosova s’ka të ndalur, mban primatin në Grupin 3

Kosova ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme kundër Maltës në Ligën e Kombeve.

3 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, e takimi u dominua nga Kosova që nga minuta e parë, transmeton Koha.net.

Futbollistët e Kosovës patën paraqitje fantastike, e krijuan shumë raste shënimi në këtë takim.

Benjamin Kololli shënoi golin e epërsisë në minutën e 30 të takimit pas asistimit nga Valon Berisha.

Në pjesën e dytë mysafirët e nisën më mirë takimin duke barazuar shifrat përmes Agiusit në minutën e 51.

Por, Kosova u kundërpërgjigj përmes Vedat Muriqit që riktheu epërsinë e Kosovës në minutën e 68.

Pas dy minutave mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Mifsudi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me një lojtar më tepër në fushë Kosova arriti të shënojë edhe një gol. Ishte Kololli që shënoi gol të bukur në minutën e 81 pas asistimit nga Milot Rashica.

Kosova vazhdon të jetë lider në Grupin 3 të Ligës D me shtatë pikë, derisa Malta në vendin e fundit ka 1 pikë.