` . Kosova pa flamur në Botërorin e hendbollit - TV-SHENJA

Kosova pa flamur në Botërorin e hendbollit

Spanja ka hequr flamurin e Kosovës në paraqitjen debutuese të saj në Botërorin e hendbollit. Kosova U21 ka debutuar në Grupin C me Kroacinë, ndërsa Spanja si organizatore e botërorit dhe shtet që nuk e njeh Kosovën si shtet, ka hequr flamurin e Kosovës dhe të Kroacisë nga transmetimi zyrtar i ndeshjes.

Spanja kishte prezantuar Kosovën në short me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. Pas kësaj kishte pasur reagime nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe nga IHF-ja, që kishte paralajmëruar se Spanjës mund t’i merret e drejta e organizimit nëse nuk respekton simbolet e Kosovës.

Image
Foto nga ndeshja mes Sllovenisë e Tunizisë ku vërehet se aty janë flamujt e dy kombëtareve