` . Kosova mund sërish Shqipërinë - TV SHENJA

Kosova mund sërish Shqipërinë

Një tjetër humbje në miqësoren e dykë kundër Kosovës për Kombëtaren Shqiptare të Basketbollit. Ekipi kuqezi është mposhtur 90-72 nga Kosova në sfidën e zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë. Një disfatë që do t’i shërbejë ekipit shqiptar të të modifikuar gabimet në prag të sfidave eliminatore për Kupën e Botës që do të startojnë pas rreth 10 ditësh. Kjo është humbja e dytë për Shqipërinë në duelin me Kosovën pasi të Shtunën u zhvillua edhe përballja e parë mes dy skuadrave.

Ishin djemtë nga Kosova ata që triumfuan 71-63 në duelin e së Shtunës dhe të dielën arritën të tregonin të njëjtin nivel për ta mbyllur këtë fazë miqësoresh me dy suksese. Në eliminatoret e Kupës së Botës, Shqipëria ndodhet në grup bashkë me Holandën e Austrinë dhe për kuqezinjtë do të jetë një mision i vështirë kualifikimi për në fazën tjetër.

Postime të Ngjajshme