` . Kosova e pafat, ndalet në barazim ndaj Bullgarisë - TV-SHENJA

Kosova e pafat, ndalet në barazim ndaj Bullgarisë

Kosova ngec tek më e bukura. Një supergol i Arbër Zenelit nuk i mjaftoi skuadrës së Bernard Challandes që i nisi kualifikueset e kampionatin europian me një barazim 1-1 ndaj Bullgarisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kosova kishte në krahun e saj formën e mirë por edhe entuziazmin e tifozëve që dhuran spektakël me koreografinë e tyre, megjithatë Rashica humbi një shans të shkëlqyer në minutat e para dhe pak para fundit të pjesës së parë, pikërisht në minutën e 39-të, Bozhikov në zhvillimet e një goditjeje këndi i vodhi kohën Kryeziut dhe me kokë mposhti porterin Muric.

Për të rikthyer entuziasmin e fillimit në Prishtinë në stadiumin e mbushur plot e për plot, mendoi Arbër Zeneli që në minutën e 61-të, realizoi një gol në versionin Eden Hazard, duke barazuar shifrat. Kosova u përpoq të gjente edhe golin e dytë që do t’i jepte fitoren dardanëve por nuk ja arriti dot qëllimit duke dalë me një pikë nga kjo sfidë megjithatë ishte një pikë që vlen shumë pasi është vetëm fillimi i këtyre eliminatoreve.