` . Kosova dhe Shqipëria me shërbime konsullore të përbashkëta në Bari të Italisë - TV SHENJA

Kosova dhe Shqipëria me shërbime konsullore të përbashkëta në Bari të Italisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, sot, gjatë vizitës së kryediplomatit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Tiranë në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, bëjnë me dije se nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor do të hedhin edhe një hap tjetër. Të dy ministritë do të përforcojnë nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Kosovë – Shqipëri, transmeton AA.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ofrimi i shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës, për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmjet Shqipërisë për në Kosovë.

Kjo praktikë është vazhdimësi e bashkëpunimit që ka filluar më herët në Milano si dhe para disa javësh në Mynih, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjajshme