` . Kosova barazon rezultatin me Bullgarinë, shënon Zeneli - TV-SHENJA

Kosova barazon rezultatin me Bullgarinë, shënon Zeneli

Pjesa e dytë e ndeshjes eliminatore Euro-2020 mes Kosovës dhe Bullgarisë e cila po zhvillohet në stadumin ‘Fadil Vokrri’, ka sjellë edhe golin e barazimit për Kosovën pasi gjatë pjesës së parë Bullgaria ishte në epërsi me golin e Vazsil Bozhikov-it i cili shënoi në minutën e 39-të.

Në minutën e 61-të Kosova barazoi rezultatin me Bullgarinë përmes Arber Zenelit.