` . Koronavirusi në ekonomi: Ç’po ndodh me tregun e naftës? - TV-SHENJA

Koronavirusi në ekonomi: Ç’po ndodh me tregun e naftës?

Kërkesa globale për naftë do të shënojë rënien e parë tremujore në më shumë se 10 vjet në janar-mars të këtij viti, kjo pasi koronavirusi bërë që të ngecet aktiviteti ekonomik në të gjithë Kinën, duke prekur konsumatorin më të madh të naftës që është ky vend, tha Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Kërkesa do të ulet në 435,000 fuçi në ditë (b / d) në tremujorin e parë të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar rënien e parë tremujore në më shumë se një dekadë, raportoi IEA në një raport mujor të tregut “ari i zi”.

Rënia e parashikuar e kërkesës bëri që agjensia të zvogëlojë gjithashtu parashikimin e saj për rritjen e kërkesës për vitin 2020 me 365,000 fuçi në ditë, në 825,000 fuçi në ditë, në nivelin e saj më të ulët që nga viti 2011.

Konsumi më i ulët i naftës nga sa pritej në vendet e OECD ka ulur vlerësimin paraprak për vitin 2019 në 885,000 fuçi në ditë, shtohet raporti.

Ndikimi negativ i epidemisë së koronavirusit në kërkesën për naftë ka goditur gjithashtu çmimet e forta, gjë që ilustrohet me faktin se çmimi i naftës “brent” të Detit të Veriut ra në janar me afro 10 dollarë, në nën 55 dollarë për fuçi. /tesheshi/