` . Koronavirusi, gara e Bahreinit në Formula 1 me dyer të mbyllura - TV-SHENJA

Koronavirusi, gara e Bahreinit në Formula 1 me dyer të mbyllura

Gara e Çmimit të Madh të Bahreinit që organizohet më 22 mars, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të koronavirusit. Organizatorët e këtij eventi, i dyti sezonal në Formula 1 kanë marrë këtë vendim për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Koronavirusi në Bahrein ka infektuar deri më sot 83 persona, shumica e të cilëve persona që kanë ardhur nga Irani. Ndryshe gara e parë sezonale do të zhvillohet këtë fundjavë më 15 mars në Australi, ndërsa kjo garë normalisht do të zhvillohet më praninë e tifozëve.