` . Kongo, shqetësime për përhapjen e Ebolës – TV-SHENJA

Kongo, shqetësime për përhapjen e Ebolës

Ministri i Shëndetësisë i Kongos theksoi se sëmundja e Ebolës është përhapur në një qytet, kryeqyteti i provincës Ebeco, që është një zhvendosje shqetësuese për shpërthimin e ri drejt veriperëndimit.

Ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga, të mërkurën tha se dy raste të dyshuara të etheve hemorragjike u raportuan në zonat shëndetësore Wangata, e cila përfshin qytetin Mbandaka, rreth 150 kilometra nga Bikoro, zona rurale ku filloi përhapja.

Ai tha se një mostër ishte pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës Ebola, duke sjellë në tre numrin e rasteve të konfirmuara të Ebolas në tre zona shëndetësore.

Ilunga tha se Kongo tani është duke hyrë në një fazë urbane të shpërthimit të sëmundjes, me potencial më të madh të përhapjes. Ai tha se epidemiologët po punojnë për të identifikuar kontaktet shtesë me 500 të identifikuar.

Kongo ka raportuar 23 vdekje në mesin e 42 rasteve të dyshuara, të mundshme dhe të konfirmuara. /AA/