` . Konferencë shkencore në UEJL: "Shumëgjuhësia si sfidë e linguistikës, komunikimit letrar dhe kulturor" (VIDEO) - TV-SHENJA

Konferencë shkencore në UEJL: “Shumëgjuhësia si sfidë e linguistikës, komunikimit letrar dhe kulturor” (VIDEO)

Sot dhe nesër në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë zhvillon punimet konferenca shkencore ndërkombëtare me titull “Shumëgjuhësia si sfidë e linguistikës, komunikimit letrar dhe kulturor”, që është e para e kësaj natyre. Kordinatorja e konferencës, Meral Shehabi Vejseli tha se UEJL ka përvojën e mjaftueshme për të realizuar me sukses një konferencë të tillë, pasi që nga themelimi është ndër institucionet e rralla që vepron në tre gjuhë dhe ka zhvilluar komunikimin shumëgjuhësor si brenda stafit ashtu edhe mes studentëve.

Meral Shehabi Vejseli: Kjo konferencë u organizua me mbështetjen e universitetit dhe fakultetit tonë. Kjo është praktikë në universitetin tonë, gjithmonë organizohen konferenca, por kjo lloj konference është e veçantë për shkak se është konferencë shumëgjuhësore. Ne promovojmë një gjë të tillë pasi programet tona studimore janë në tre gjuhë, kshuqë edhe konferenca e promovon të njëjtën gjë. Përvojat do të ndikojnë shumë sipas mendimit tim personal pasi unë kam qasje me student të ndryshëm, shqiptar, maqedonas, turk dhe në momentin kur futen në universitetin tonë e kuptojnë që nuk ka urrejtje mes tyre”.

Prorektori Vlladimir Radevski dhe profesori Demush Bajrami, thanë se qëllimi I konferencës është që përmes studimeve dhe hulumtimeve shkencore të arrihet deri tek zgjidhjet për shumë sfida në shoqëri që kanë të bëjnë me shumëgjuhësinë dhe komunikimin mes kulturave të ndryshme. Ata thanë se UEJL mund të ofrojë përvojat e veta positive për kontribuar dukshëm në këtë problematikë.

Vlladimir Radevski, prorektor: Universiteti jonë me kënaqësi të veçantë e organizon për herë të parë këtë konferencë, duke patur parasyshë përvojën tonë të madhe në këtë sferë, por edhe duke patur parasyshë sfidat me të cilat ballafaqohemi edhe si universitet edhe si shoqëri në përgjithësi. Shpresoj se hulumtuesit e numërt shkenocr nga vendi dhe jashtë do të kontribuojnë për një punë të frytshme të konferencës”.

Demush Bajrami, profesor: Kjo konferencë ka për qëllim të nxjer në pah shumëgjuhësinë, në spektrin e komunikimit gjuhësor dhe në përgjithësi të mjedisit tonë kulturor, aty ku gjuha zë një vend të jashtëzaonisht të merituar dhe në të gjitha këto fërkime dhe përplasje që shpesh herë ndodhin, tu jepet një qasje shkencore që mund të çojnë drejt zgjidhjeve. Pikërisht këtu është ai impakti kryesor që duhet të jep kjo konferencë shkencore që organizohet në universitetin e Evropës Juglindore”.

Organizatorët e konferencës thanë se presin që nga diskutimet e hulumtuesve të dalin edhe zgjidhje për implementimin e ligjeve në fuqi me të cilat rregullohet zbatimi i gjuhësisë dhe raportet mes kulturave të ndryshme në vend.

Arben Zeqiri /SHENJA/