` . Konferencë: Institucionet ende vuajnë nga niveli i lartë i korrupsionit (Video) – TV-SHENJA

Konferencë: Institucionet ende vuajnë nga niveli i lartë i korrupsionit (Video)

Institucionet në Maqedoni, ende vuajnë nga niveli i lartë i korrupsionit. Në Maqedoni ende funksionon ajo se, nëse një person posedon para dhe pushtet, mund të bëjë korrupsion. Kjo u tha në konferencën e sotme “Për një shoqëri të lirë nga korrrupsioni”, të organizuar nga Civil dhe Lupa e Gjelbër.

Mirëpo sipas kryeministri Zoran Zaev, kjo gjendje është duke ndryshuar. Ai u lavdërua se tashmë trajtimi i çështjes së korrupsionit po bëhet në mënyrë më të përpiktë. Zaev nuk harroi të lavdërohet se si Qeveria e tij kishte shkarkuar dhe përndjekur funksionarë të lartë që kishin qenë të përfshirë në afera korruptive.

Zoran Zaev, kryeministër

“Qeveria e pranoi propozimin për shkakrimin e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, pasi makina e tij ishte vërejtur në një shtet të huaj. Qeveria arrestoi kryetarin nga radhët e tij, pasi u kap në kriminalitet për çka kishte mjaftueshëm prova. Pasi u ngrit dyshimi për funksionimin e FOndit për Inovacione, u vendos protokoll veprimi, për vlerësim të rrezikut, kur të konkurronin kompanitë, për tu verifikuar lidhja eventuale e kompanive me funksionarë. E dini se të gjithë kompanitë që konkurruan për Fondin e Inovacioneve u tërhoqën për shkaqe etike”.

Përgjegjës të korrupsionit sipas kryetarit të Civil, Xhabir Deralla, janë institucionet dhe partitë politike. Andaj, ky është vetëm njëri prej aktiviteteve të cilat siç bëri të ditur Deralla, Civil do të filloj një sërë aktivitetesh për luftë kundër korrupsionit, si njëri ndër problemet më të mëdha të shoqërisë.

Xhabir Deralla, kryetar i Civil-it

“Institucionet në Maqedoni ende vuajnë nga nivel i lartë i korrupsionit. Shohim se është i lartë niveli i korrupsionit në shëndetësi, në arsim dhe siç e dimë edhe në  institucion përgjegjës cili ishte për ndalimin e korrusionit. Pamë se kishte vërtetë veprime serioze korruptive. Atë që ne e shohim si sfidë për sistemin, sfidë për shoqërinë, kuptohet se gjendet fillimisht tek institucionet. Megjithatë partitë politike nuk mund që t’i ikin përgjegjësisë sepse pikërisht ata me robërimin e sistemit dhe të shoqërisë, janë motorë të korrupsionit”.

Ndërsa si rrugë zgjidhje për këtë, fillimisht sipas kryetart  të “Lupa e Gjelbërt” Vane Cvetanov është ngritja e vetëdijes që mitmarrja të denoncohet edhe kur ofrohet edhe kur kërkohet që të bëhet e nejta.

Vane Cvetanov, kryetar i “Llupa e Gjelbërt”

“Para se gjithash është e rëndësishme ngritja e vetëdijes edhe tek qytetarët edhe tek instucionet, inkurajimit që të denoncojnë raste edhe kur u ofrohet mitmarrje dhe kërkesë për mitmarrje. Institucionet duhet ta kuptojnë se secili mban përgjegjësi. Çdo institucion që është pjesë ose hallkë e sistemit të luftës kundër korrupsionit, duhet patjetër të mbaj përgjegjësi dhe vetëiniciativë”.

Kjo konferencë është pjesë e projektit “Qytetare dhe qytetarë për një shoqëri të lirë”, e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Gjermanisë. Emine Ismaili /SHENJA/