` . Komuna e Strumicës: Policia financiare i mori dokumentacionet që kërkoi - TV-SHENJA

Komuna e Strumicës: Policia financiare i mori dokumentacionet që kërkoi

Nuk është hera e parë që komuna e Strumicës të jetë nën kontroll të inspektorëve të ndryshëm shtetëror. Kjo është pjesë e përditshmërisë në komunën e Strumicës, kështu ka ndodhur edhe kësaj here”, kanë njoftuar nga Komuna e Strumicës pasi që sot në zyret e saj ka hyrë policia financiare duke kërkuar dokumentacionet për tenderët për transportine e nxënësve.

“Për nevojat e policisë financiare, nga ana e komunës dhe shërbimet e saj, janë siguruar dhe dhënë për shqyrtim të gjithë dokumentet e nevojshme. Të gjithë kontrollet e deritanishme në komunën e Strumicës kanë treguar se komuna dhe kryetari kanë punuar në përputhshmëri me ligjet, që e tregon edhe epiteti si komuna ma transparente në Maqedoni”, thuhet në reagimin e komunës së Strumicës. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme