` . Komuna e Bogovinës shpallë tre ditë zie për shkak të vdekjes së kryetarit Hazbi Idrizi - TV-SHENJA

Komuna e Bogovinës shpallë tre ditë zie për shkak të vdekjes së kryetarit Hazbi Idrizi

Komuna e Bogovinës ka shpallur tre ditë zie për shkak vdekjes së kryetarit të kësaj komune Hazbi Idrizi, i cili gjatë ditës së djeshme u qëllua për vdekje.

“Këshilli i Komunës së Bogovinës i shpall ditë zie këta ditë 08.05.2017 deri më 10.05.2017 ( e hënë, e martë dhe e mërkurë) për Komunën e Bogovinës dhe të gjithë institucioneve të cilat i mbulon Komuna e Bogovinës. Ditët e zisë shpallen për arsye të vdekjes tragjike të Kryetarit të Komunës së Bogovinës z.Hazbi Idrizi. Në ditën e zisë flamujt do të ulen në gjysmë shtizë”, kanë bërë të ditur nga Këshilli i Komunës së Bogovinës. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme