` . Kompania turke shpalos prototipin e parë të automjetit fluturues (FOTO) - TV-SHENJA

Kompania turke shpalos prototipin e parë të automjetit fluturues (FOTO)

Shefi i teknologjisë i kompanisë Bayraktar, prodhuesit turk të dronëve, mjeteve fluturuese pa pilot, shpalosi prototipin e një automjeti fluturues i cili nëse materializohet do të ishte i pari i këtij lloji në vend, raporton AA.

Kompania ka punuar në vizatimin teknik, dizajnim, testimim, detajim dhe prodhim të prorotipit për 8 muaj, njoftoi Selçuk Bayraktar në rrjetet sociale.

Automjeti fluturues i quajtur “Cezeri” pritet të kompletohet këtë shtator dhe mund të shfaqet në Teknofest, festivalin më të madh në Turqi të hapësirës ajrore dhe teknologjisë.

Automjeti ka marrë emrin e inxhinierit të famshëm musliman Al Jazari, i cili jetoi nes viteve 1136 dhe 1206.

Bayraktar gjithashtu nisi një anketë për të zgjedhur njërën prej katër ngjyrave për prototipin.

Kompania Bayraktar, e themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme për avionë.