` . Komiteti i Helsinkit: Pushteti shton kontrollin ndaj gjyqësorit - TV-SHENJA

Komiteti i Helsinkit: Pushteti shton kontrollin ndaj gjyqësorit

Kontrolli i pushtetit mbi gjyqësorin sa vjen e shtohet. Mungon transparenca në procedura penale, në përzgjedhjen e gjykatësve që bëhet sipas përkatësisë partiake por mungon edhe përfshirja e popullatës civile gjatë përpilimit të ligjeve me rëndësi pasi ato bëhen me procedura të shpejta. Por nuk u harrua as keqpërdorimi i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i cili mori kompetencat për të falur masivisht politikanët e dyshuar për krim dhe korrupsion. Këto janë konstatimet e Komitetit të Helsinkit dhe Institutitpër politikë evropiane të dhënë në raportin e tyre për gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut. Sipas Uranija Pirovskës nga Komitetiti i Helsinkit  këto dhe shumë ndodhi të muajve dhe viteve të fundit dëshmojnë se nuk ekziston ndarje e pastër e shtetit nga partia.

 “Në të gjitha institucionet që janë kompetente të vendosin për të drejtat e qytetarëve, përfshirë këtu edhe gjyqësorin, vërehet kontroll nga pushteti ekzekutiv. Në përgjithësi sistemi i udhëheqjes nëse analizohet do të shihet se nuk ekziston ndarje e shtetit nga partia”, ka deklaruar Uranija Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit.

Edhe Stojanovski kujton se nuk ekziston ndarje e partisë nga institucionet që duhet ti shërbejnë popullit duke përmendur shembullin e Gjykatës Kushtetuese e cila thuajse nuk vepron fare kundër ligjeve që i voton pushtetit.

 “300% më pak ligje të kontestuara apo të shfuqizuara në krahasim me vitin 2010. Vitin e kaluar janë shfuqizuar vetëm 6 ligje. Kjo dëshmon se Gjykata Kushtetuese gjithnjë e më shumë po pajtohet me ligjet e Qeverisë. Ky fenomen është më i theksuar prej vitit 2013 e këtej kur refuzohej shfuqizimi i Ligjit për Lustim”, deklaroi Voisllav Stojanovski nga Komiteti i Helsinkit.

Stojanovski ka theksuar edhe nevojën për zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale në mënyrë që të mund ti procedojë të gjitha rastet kriminale dhe korruptive të pushtetarëve. Komiteti i Helsinkit dhe Instituti për Politikë Evropiane kërkuan nga gjykatat që ti procedojnë kërkesat për paraburgim dhe masa të tjera të kujdesit të Speciales, njëlloj sikur ato të Prokurorisë Themelore të Marko Zvërlevskit.

Në raport flitet edhe për mbingarkesën dhe kushtet ç’njerzore në burgje që sipas llogaritjeve të Komitetit të Helsinkit, tejkalon 156% të kapacitetit në nivel shtetëror. Më i mbingarkaur rezulton burgu i Strumicës ku në hapësirë të paraparë për 62 persona, qëndrojnë 150 të burgosur. Mbingarkesë prej 200% ka në burgun e Tetovës, mbi 170% në Idrizovë, Shtip dhe Gjevgjeli. Në 6 vitet e fundit vërehet rritje prej 46% të numri të të burgosuve. Analiza kap periudhën prej korrikut të 2015-tës deri në prill të vitit 2016.

Ferikan Iljazi /SHENJA/


Komiteti i Helsinkit: Pushteti shton kontrollin… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme