` . Komisioni për zgjedhje dhe emërime e propozoi Maksim Acevskin si kryerevizor shtetëror - TV-SHENJA

Komisioni për zgjedhje dhe emërime e propozoi Maksim Acevskin si kryerevizor shtetëror

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e propozoi Maksim Acevskin kryerevizor shtetëror.
Vendimin është sjellë në mënyrë unanime, ndërsa kryetari i tij Ilia Dimovski theksoi se anëtarët e tij kanë ardhur në një vendim përgjithësisht të pranueshëm – ekonomisti nga Velesi, Acevski t’i propozohet Kuvendit si kryerevizor shtetëror.

Dimovski theksoi se nuk ka dyshim se të gjithë 12 kandidatët do të ishin zgjedhje e duhur, por megjithatë anëtarët kanë arritur pajtim për Acevskin.

Theksoi se nevojitet të kompletohet ky institucion para zgjedhjeve, me qëllim që të mund t’i kryej kompetencat e veta ligjore dhe kushtetuese.

Acevski është ekonomist i diplomuar nga Velesi. Në Entin Shtetëror për Revizion është nga viti 2001 deri më sot. Shpesh në paraqitjet mediatike ka folur për nevojën e përforcimit të kapaciteteve të Entit Shtetëror për Revizion, por edhe për marrëdhënien e institucioneve kompetente ndaj parregullsive që i regjistrojnë revizorët.

Nga fundi i vitit 2017 skadoi mandati i Tanja Tanevskas, për çka u informua, ndërsa gjatë dy viteve të kaluara Entin Shtetëror të Revizionit e drejtoi zëvendësi i revizorit kryesor shtetëror, Naser Ademi, por mandati i tij në kohëzgjatje prej 9 vitesh, skadoi më 4 tetor, pa u emëruar nënshkrues i autorizuar. Funksionimi i institucionit u vu nën pikëpyetje.