` . Komisioni Evropian brenda disa ditëve do të përdor emrin Maqedonia e Veriut - TV-SHENJA

Komisioni Evropian brenda disa ditëve do të përdor emrin Maqedonia e Veriut

Komisioni Evropian është duke përgatitur disa ditë para se të fillojë përdorin e  emrit të ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Shkup dhe në Athinë, Komisioni Evropian është duke pritur për të përfunduar të gjitha procedurat e parashikuara ndërmjet dy vendeve që të hyjë në fuqi përdorimi i emrit të ri në institucionet evropiane, njofton MIA. Maqedonia tani duhet të informojë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale që Marrëveshja Prespa ka hyrë në fuqi dhe t’u kërkojë atyre që të përdorin termin “Maqedonia e Veriut”. /SHENJA/