` . Komentatori i ndeshjes: Këtyre gjyqtarëve duhet t’ju vij turp nga vetja, Ilir Latifi e fitoi ndeshjen! - TV-SHENJA

Komentatori i ndeshjes: Këtyre gjyqtarëve duhet t’ju vij turp nga vetja, Ilir Latifi e fitoi ndeshjen!

Ilir Latifi është mposhtur në sfidën e mbrëmshme nga Derrick Lewis.

Sfida ka qenë shumë e rivalizuar me të dy luftëtatërat që dhanë gjithçka nga vetja.

Latifi debutoi në kategorinë e peshave të rënda, por fatkeqësisht u mposht nga ish-kampioni Lewis, shkruan Gazeta Blic.

Lewis fitoi me rezultat unanim të gjyqtarëve, Rezultati Zyrtar UFC 247: Derrick Lewis def. Ilir Latifi me vendim unanim (29-28 x3).

Nga shumë komentues vendimi i gjyqtarëve u kontestua, duke aluduar në paraqitje më pozitive të luftëtarit me prejardhje shqiptare.

Nuk munguan komentet pas ndeshjes, ku pothuajse të gjithë e vlerësuan si fitues Latifin ndaj Lewis, madje edhe fansat e Lewsit.

Të njëjtin mendim kishte edhe komentatori i ndeshjes.

”Këtyre gjyqtarëve duhet t’ju vij turp nga vetja, Latifi ishte përpara përsa i përket numrave dhe 3 takedown-e ndaj zero të Lewis.” – ishin fjalët e komentatorit Dominick Cruz pas përfundimit të ndeshjes.