` . Kodi Zgjedhor, përfundon diskutimi në Komisionin për çështje evropiane – TV-SHENJA

Kodi Zgjedhor, përfundon diskutimi në Komisionin për çështje evropiane

Komisioni për çështje evropiane e mbylli diskutimin për propozim ligjin e Qeverisë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kryetari i Komisionit Artan Grubi, tha se për shkak “që për amendamentin e dytë të opozitës janë paraqitur dhjetëra deputetë për diskutim dhe dhjetëra të tjerë për replika, deri në mesnatë kur përfundon afati për votim, nuk do të mund të përfundojnë diskutimet dhe nuk do të ketë mundësi për votim, e mbyll seancën”.

Me këtë, propozim ligjit i është hapur rruga për t’u shqyrtuar edhe në Komisionin juridik ligjvënës, i cili po ashtu është caktuar për sonte në ora 23:00. Pasi të kaloj edhe në Ketë Komision atëherë plënumi në Kuvend do të votojë për peopozimet e Qeverisë për ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Në atmosferë të tensionuar, nervozë dhe pauza të shpeshta ka vazhduar gjithë dita e dytë të punës, në këtë kominsion parlamentar, ku u diskutuan amendamentet e VMRO-DPMNE-së për propozim ndryshimet e Qeverisë për Kodin Zgjedhor. Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe sot vazhduan ankesat për procedurat e seancës dhe mënyrën e e propozimit të Ligjit për ndryshimin e Kodin Zgjedhor.

Por, deputetët e LSDM-së duke mbrojtur propozimin e Qeverisë, akuzuan opozitën, se me qëllim i bllokon proceset reformuese dhe referendumin për të kërkuar amnisti për kolegët e tyre.  /SHENJA/