` . Kocijançiq: BE mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë - TV-SHENJA

Kocijançiq: BE mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian do të vazhdoj të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj të integrimeve evropiane. E pyetur nga gazetarët për krizën politike në Maqedoni, nëse është mrekulli që Maqedonia dhe Shqipëria në të njejtën kohë, me dhënien e mandatit për formim të Qeverisë nga ana e presidentit Ivanonv dhe shtyerjen e zgjedhjeve në Shqipëri,  dolën nga kriza e thellë politike, Kocijançiq është përgjigjur se ajo është rezultat I punës dhe I përkushtimit të fortë.

“Nuk jam e sigurt se atë  do ta quaj mrekulli por, rezultat i punës së fortë dhe vullnetit politik dhe unë mendoj se kur flasim për Ballkanin Perëndimor, ju e dini se është rajon që ka perspektivë evropiane, për këtë arsye Bashkimi Evropiane është shumë I përkushtuar aty. E njejta gjë vlen edhe për  Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë. Ju keni parë se ne kemi reaguar ndaj zhvillimeve të ngjarjeve dhe do të vazhdojmë të punojmë për të mbështetur këto dy vende por gjithashtu edhe tërë rajonin. Në frymë të kësaj, përfaqësuesja e lartë, Federika Mogerini, ka ftuar kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në darkë joformale në Bruksel”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së.

Postime të Ngjajshme