` . Koce Trajanovski merr mendimin e qytetarëve për të kandiduar sërish - TV-SHENJA

Koce Trajanovski merr mendimin e qytetarëve për të kandiduar sërish

Kreu i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ka njoftuar se do të marrë mendimin e qytetarëve për të mësuar nëse e duan të kandidojë sërish. Ai tha se për këtë do të realizojë anketë. “Planifikoj të kandidoj, por kjo do të varet nga anketat që do të bëhen dhe mbi bazë të tyre do të shohim nëse në periudhën e kaluar kemi bërë mjaftueshëm dhe nëse qytetarët janë të kënaqur nga puna ime. Dhe mbi bazë të kësaj do të jetë edhe kandidatura ime”, tha Koce Trajanovski. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme