` . KM Liria, kampion shtetëror për junior - TV-SHENJA

KM Liria, kampion shtetëror për junior

Sot në Shkup u mbajt Kampionati Shtetëror i Mundjes për Junior, ku Liria arriti të fiton titullin kampion para Ballkanecit nga Shtipi dhe Tefejuzit nga Shkupi. Mundësit e Klubit Liria ishin tw pandalshwm duke grumbulluar 33 pikë në total.

Në konkurencë individuale Klubi i Mundjes Liria fitoi 10-të medalje, me Minir Rexhepin që u shpall kampion në katëgorinë 55 kg, Elmedin Sjefullahin që triumfoi në kategorinë deri në 60 kg, dhe Riad Rexhepin i cili doli fitues në kategorinë 74 kg.

Me medalje të argjendë u stolisën Halit Osmani dhe Shaip Brava, ndërsa e bronzta u takoi Omer Fugës, Zeid Fugës, Abdulfeta Osmanit, Orhan Xhaferit, si dhe Uvejs Fejzullahut.

Samir Sinani /SHENJA/

Postime të Ngjajshme