` . Klubi i Karatesë Fati merr pjesë në Croatia Open dhe Struga Open - TV-SHENJA

Klubi i Karatesë Fati merr pjesë në Croatia Open dhe Struga Open

Klubi i Karatesë Fati Tetovë këtë fundjavë do të paraqitet në dy evenimente të karatesë, që do të mbahen në Rijeka të Kroacisë dhe në Strugë, transmeton Shenja. Në Kroaci, për klubin tetovar do të garojë kampioni aktual evropian Doan Osmani në kategorinë  U 21 – 75 kg dhe senior -75 kg. Osmani është përgatitur maksimalisht për këtë eveniment, teksa pret medalje në të dy kategoritë. Ndërkohë në evenimentin në Strugë, klubi i karatesë Fati do të përfaqësohet  nga 11 karateistë në kategori të ndryshme si Vjollca Gafuri, Driton Halimi, Bukurije Selimi, Muhammed Selimi, Muhammed Selami, Ilir Sejfuli, Erdon Ziberi, Aldina Abazi, Erman Selmani dhe Qerim Imeri. Ndryshe vlen të përmendet që në Strug, do të referojë edhe Bashkim Livoreka nga klubi  i karatesë Fati.

Samir Sinani /SHENJA/