` . Klubi “Arben Bajrami” bëhet me sponsor - TV-SHENJA

Klubi “Arben Bajrami” bëhet me sponsor

Klubi i futsallit “Arben Bajrami” në sezonin e ri do të ketë mbështetje finansiare, pasi klubi nga Çairi sot prezantoi sponsoron e ri. “Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë që klubi i Futsallit “ Arben Bajrami “ sezonin e ri 2020/2021 e pret me përkrahje sponsoriale. Kompania “ ISO PROM “ nga Shkupi, me pronar z. Shaban Osmani, është ndër bizneset e para në vend që e vlerësuan kualitetin dhe suksesin e klubit tonë. Ne si klub jemi faleminderues ndaj sponsorit tonë dhe shpresojmë që me suksesin tonë do ta arsyetojmë besimin dhe përkrahjen e dhënë”, shkruhet në njoftimin e klubit “Arben Bajrami”. Kujtojmë që “Arben Bajrami” në sezonin e ri do të garojë Ligën e Parë të futsallit vendor.