` . Klubet e mëdha e kërkojnë Ronaldon, Zidan nuk do ta lejojë të ikë! – TV SHENJA

Klubet e mëdha e kërkojnë Ronaldon, Zidan nuk do ta lejojë të ikë!

Klubet më të mëdha të Europës janë në garë për Kristiano Ronaldon. Portugezi është shprehur se dëshiron të largohet nga Reali, por trajneri Zidan, i kërkon që të ndërrojë mendje.

Cila do të jetë e ardhmja e tij?

Kristiano Ronaldo, për momentin, ka mbyllur çdo kontakt dhe ëstë totalisht I përqëndruar në kombëtaren e Portugalisë, por gjithsesi, të rejat rreth tij njoftohen përditë.

Ylli më i kërkuar në futbollin botëror, ndoshta pas Lionel Mesit, dëshiron të largohet nga Reali dhe admiruesit për të nuk mungojnë aspak.

Një tjetër pretendent ka hyrë në garë së fundmi.

Bajerni i Mynihut, sipas mediave, është në gjurmët e portugezit, pasi trajneri Karlo Ançeloti ka vendosur ta provojë për ta marrë.

Ançeloti punoi me Kristianon në Madrid, kur ishte trajner i Realit dhe së bashku fituan Championsin e parë për klubin pas 12 vjetësh.

Paris SG është quajtur ndërkaq, favoriti për ta marrë numrin 7, nëse ai vërtet largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Jo më kot, agjenti i Ronaldos, Mendes, bisedoi me parizienët pak orë përpara finales së Championsit ndaj Juventusit.

Gjithsesi, CR7 ndoshta mund t’i habisë të gjithë, dhe të shkojë tek Mançester Junajtid.

Ai është shprehur se Mançesteri është dashuria e tij, dhe se atje ka lënë shumë miq.

Ronaldo luajti për Junajtidin në vitet 2003-2009 dhe I ka kërkuar agjentit të tij që të bëjë të mundur kthimin e tij në Angli.

Gjithsesi, trajneri i Realit, Zinedin Zidan, po bën një përpjekje të fundit për ta mbajtur.

Edhe pse ndodhet me pushime në Itali, francezi i ka telefonuar Kristianos duke i kërkuar të ndërrojë mendje, pasi është shumë i rëndësishëm për skuadrën.

Zidan i ka thënë portugezit se së bashku duhet të fitojnë edhe shumë trofe të tjerë.

E ardhmja e Ronaldos do të vendoset megjithatë edhe nga presidenti i Realit, Florentino Perez.

Nëse nuk ia del ta mbajë, numri 1 madrilen do të kërkojë një shifër tepër të lartë për kartonin e tij, nga 180 deri në 400 milionë euro.

Postime të Ngjajshme