` . Klopp zbulon trajnerin e ri të Liverpoolit (FOTO) - TV-SHENJA

Klopp zbulon trajnerin e ri të Liverpoolit (FOTO)

Jurgen Klopp beson se Steven Gerrard duhet të jetë menaxher i ri i Liverpoolit.

Strategu gjerman ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë ish kapitenit që të bëhet pasardhës i tij në Anfield.

“Është perfekt që ne mund të inkuadrojmë Gerrardin. Ai është fantastik dhe një nga më të mirët ndonjëherë”, tha Klopp për Times.

“I kam thënë atij se kur të largohem, ose kur klubi të më shkarkojë, dua që ai të jetë pasuesi im. Do të bëjë gjithçka që të marrë krejt informacionin që i duhet”, u shpreh ai.

Postime të Ngjajshme