` . ‘AS’: Klopp dhe Van Dijk në radarin e gjigantëve të La Liga - TV-SHENJA

‘AS’: Klopp dhe Van Dijk në radarin e gjigantëve të La Liga

Real Madrid dhe Barcelona janë kërcënimi i radhës për skuadrën e Liverpool.
Raportimet e fundit në mediet britanike dhe ato spanjolle flasin për një interesim të Barcelonës dhe Real Madridit për dyshen e Liverpool, Van Dijk e Klopp.

‘AS’ shkruan se dy gjigantët spanjoll do të tentojnë të nënshkruajnë me Jurgen Klopp dhe Virgil van Dijk, transmeton lajmi.net.

Dy skuadrat kanë parë standardet e tyre tek bien në fillim të këtij sezoni dhe ka shqetësime se statusi i tyre si forcë kryesore në Evropë nuk do të qëndrojë për shumë gjatë.

Klopp është dëshira e parë e këtyre dy skuadrave, pasi gjermani ka ngritur në një tjetër nivel skuadrën nga ‘Anfield’, pas triumfit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Kurse, holandezi Van Dijk ‘rinovoi’ mbrojtjen e Liverpool, e cila sezonin e kaluar ishte më e mira në Premierligë, me vetëm 22 gola të pësuara.