` . Klinsmann: Messi duhet të fitojë Kupën e Botës - TV-SHENJA

Klinsmann: Messi duhet të fitojë Kupën e Botës

Trajneri gjerman Jürgen Klinsmann, tha se ylli argjentinas i Barcelonës Lionel Messi duhet të përfundojë karrierën e tij duke e fituar Kupën e Botës, transmeton AA.

Klinsmann, i cili për herë të fundit ishte trajner i kombëtares së SHBA-ve, në deklaratën e tij për mediat gjermane tha se Messi meriton të jetë kampion i Kupës së Botës.

“Messi duhet të fitoj Kupën e Botës. Ai ka shans që të fitojë kupën vitin e ardhshëm në Rusi. Futbollist si Messi, duhet të vulosë karrierën e tij legjendare duke e fituar Kupën e Botës”, tha Klinsmann.

Postime të Ngjajshme