` . Klinika për Fëmijë në Shkup ndalon vizitat e pacientëve të vegjël për shkak të coronavirusit - TV-SHENJA

Klinika për Fëmijë në Shkup ndalon vizitat e pacientëve të vegjël për shkak të coronavirusit

Nëpërmjet një njoftimi të Klinikës së Fëmijëve në Shkup thuhet se “për shkak të rrezikut nga shpërndarja e coronavirusit në Klinikën e Fëmijëve, menaxhmenti sot nga 26 shkurti, ndalon vizitat e pacientëve të vegjël”.

“I lusim familjarët e fëmijëve që janë të hospitalizuar, të kenë kuptim ndaj këtij vendimi, të mos insistojnë në hyrje, për shkak se shëndeti dhe siguria e fëmijës është më e rëndësishme nga gjithçka”, shprehen nga Klinika e Fëmijëve.
Ata shtojnë se nuk do të lihet asnjë person që nuk ka fëmijë të hospitalizuar.

“Luten prindërit që tashmë janë me fëmijët e tyre në klinikë, pa pasur nevojë të mos lëshojnë klinikën, t’i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtje. Duke mbrojtur veten kujdeseni për fëmijën tuaj”, shprehen nga kjo klinikë.