` . Klay Thompson vendos rekord në NBA: 60 pikë për 29 minuta (Video) - TV SHENJA

Klay Thompson vendos rekord në NBA: 60 pikë për 29 minuta (Video)

Golden State Warriors ka shënuar fitore të thellë kundër Indiana Pacers me rezultat 142-106. Klay Thompson gjithmonë ka qenë në hijen e Stephen Curryt te Golden State Warriors.

Edhe kur në sezonin e kaluar skuadra e Warriors theu një rekord në ligën më të fortë të basketbollit në NBA duke shënuar 73 fitore në 82 ndeshje, Curry u përfol më tepër se Thompson.
Por, mbrëmja e djeshme duket se i takoi tërësisht Klayt pasi ka arritur një rekord personal, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për e shënuar në një ndeshje të vetme, ku Thompson arriti të realizoi plot 60 sosh.

Ajo që është më interesantja basketbollisti 26-vjeçar i arriti për një periudhë kohore prej 29 minutash, aq sa qëndroj gjatë gjithë ndeshjes në parket.

Postime të Ngjajshme