` . KK FATI ORGANIZON TURNEUN E 18-TË “TETOVA OPEN” - TV-SHENJA

KK FATI ORGANIZON TURNEUN E 18-TË “TETOVA OPEN”

Klubi i karatesë Fati ka organizuar këtë të diele turneun “Tetova Open”. Ky është edicioni i 18-të i këtij turneu që mbahet në qytetin e Tetovës dhe që organizohet nga Arlind Huseini për vite me radhë. Në edicionin e sivjetshëm morën pjesë 72 klube me 600 garues nga 7 shtete të ndryshme. Si vitet e kaluara edhe këtë vit të gjitha garat shkuan në mënyrë të rregullt, me garuesit dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë që u ndan të kënaqur në fund. Organizatorët nuk kanë për plan që të ndalojnë me zhvillimin e këtij turneut, duke pretenduar që viteve në vijim të organizojnë në mënyrë edhe më solemne.