` . KK Fati merr pjesë në kupën e botës në karate për të rinj - TV-SHENJA

KK Fati merr pjesë në kupën e botës në karate për të rinj

Klubi i karatesë Fati nga Tetova do të marrë pjesë në Kupën e Botës në karate për të rinj i cili do të zhvillohet këto 3 ditë në Umag të Kroacisë. Klubi i Karatesë Fati do të përfaqësohet nga kampioni aktual evropian në U21 Doan Osmani, Vjollca Gafurri, Bukurije Selimi, Driton Halimi dhe Muhamed Selimi. Karateistët duken maksimalisht të përgatitur për këtë sfidë të radhës, e cila njëherit do të jetë kriter për kampionatin botëror të që do të zhvillohet në Kili në shtator të këtij viti. Vlen të përmendet që në këtë garë do të marrin pjesë 2669 karateistë nga 67 shtete. /SHENJA/