` . KK FATI fiton dy medalje të arta dhe dy të bronzta në turneun “KUPA E KASTRIOTIT” - TV-SHENJA

KK FATI fiton dy medalje të arta dhe dy të bronzta në turneun “KUPA E KASTRIOTIT”

Sukseset e Klubit të Karatesë Fati nga Tetova nuk kanë të ndalur, pasi të dielën arritën rezultate të shkëlqyeshme në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë “KUPA E KASTRIOTIT 2019”. Driton Halimi në kategorinë -61 kg junior dhe Bukurije Selimi në kategorinë -53 kg junior ishin të pandalshëm, duke u  kurorëzuar me medalje të arta. Ndërkohë rezultate të mira u shënuan edhe nga Muhamed Selimi në kategorinë kadet -63 kg dhe Ilir Sejfuli në kategorinë + 65 kadet, të cilët rrëmbyen medalje të bronzta. Kështu Klubi i Karatesë Fati nën udhëheqjen e trajnerit Bashkim Leka kthehet me katër medalje, duke dëshmuar se jo më kot nga ky klub kanë dalur emra të mëdhenj të karatesë, si nënkampioni aktual për senior Berat Jakupi dhe kampioni aktual në U21 Doan Osmani.

Samir Sinani /SHENJA/