` . Kjo skuadër arrin fitore e parë pas 13 vitesh - TV-SHENJA

Kjo skuadër arrin fitore e parë pas 13 vitesh

Kombëtarja e futbollit të Andorrës mbrëmë ka shënuar fitoren e saj të parë në një ndeshje konkurruese pas 13 vitesh. Deri tek fitorja senzacionale ndaj Hungarisë me rezultatin 1:0 skuadra vendase erdh me golin e Jesus Rubija në minutën e 26-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjen me Hungarinë e kanë pritur me një vetëbesim për shkak se në dy ndeshjet e kaluara nuk kanë pranuar gol.

E para, në ndeshjen miqësore Andorra mposhti San Marinon me 2:0 ndërsa më pas në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusi 2018” luajtën 0:0 me Ishujt Faroe.

Fitorja ndaj hungarezëve erdh si “krem mbi tortë” ndërsa me tre pikë të fituara Andorra e ka tejkaluar Letoninë të cilës i ka lëshuar fundin e tabelës.

Andorra nuk ka fituar në një ndeshje konkurruese zyrtare që nga viti 2004 në fitoren ndaj Maqedonisë. Që atëherë kanë luajtur 66 ndeshje zyrtare në të cilat nuk kanë shënuar fitore.

Pas gjashtë xhirove në grupin B lider është Zvicra me 18 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 15, Hungaria 7, Ishujt Faroe 5, Andorra 4 dhe Letonia me 3 pikë.

Postime të Ngjajshme