` . Kjo është risia që do sjellë Apple në laptopët ‘Mac’ - TV-SHENJA

Kjo është risia që do sjellë Apple në laptopët ‘Mac’

Një patentë e re e paraqitur nga Apple sugjeron se ka një plan për të nisur laptopë përmes ‘Face ID’.
Sipas patentës, të cilën kompania e ka depozituar në Zyrën Evropiane të Patentave, tregon se ‘Face ID’ do të bëhet pak më i avancuar, falë integrimit të skanimit të retinës, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni i ri për patentë, përshkruan që sistemi mund të jetë edhe më i avancuar sesa Face ID. Kjo kërkesë e re për patentë përshkruan që sistemi do të përfitojë nga teknologjia e skanimit të retinës, përkundër asaj të iPhone që kërkon njohjen e fytyrës, e që mund të sjellë probleme sporadike tek përdoruesit.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur saktësisht se në cilat modele të laptopëve do fillojë implementimi i sistemit, që po cilësohet si gjeneratë tjetër njohëse e hapjes së pajisjeve nga radhët e kompanisë gjigante.