` . Kjo është pyetja që ja bëri Fatime Fetai në gjykatë Agim Ismailoviqit – TV-SHENJA

Kjo është pyetja që ja bëri Fatime Fetai në gjykatë Agim Ismailoviqit

I akuzuari Agim Ismailoviç i cili po merret në pyetje nga gjykata dhe prokurorja Fatime Fetai, tregonte se si e kanë arrestuar. Ismailoviç mohon të ketë patur çfarëdo lidhje me rastin. Tregoi se e kanë torturuar në stacion policor dhe i kanë thënë të pranojë se e ka bërë veprën.
“Nuk kam dashur të nënshkruajë letrat që mi dhanë më zor. Me thanë nëse nuk nënshkruaj nuk do të dalë prej aty. Pastaj pas 24 orësh më kanë sjellë në gjykatë. Më thanë me ligj është që të heshtësh. Prandaj skam folur”, i tha Ismailoviç gjykatës, raporton SHENJA.
Fetai e pyeti Agimin nëse e din vendndodhjen e vëllait Afrim Ismailoviç. I kërkoi adresë banimi. Por Agimi tregoi vetëm se jeton në Prishtinë dhe adresën ua din policia e Kosovës.
Agimi shpjegoi se vetëm Fejzi Azirin nuk e ka njohur ndërsa të tjerët i kishte njoftuar nëpërmjet vëllait të tij.
Ferikan Arifi Iljazi /SHENJA/