` . Kishte transportuar 18 emigrantë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë - TV-SHENJA

Kishte transportuar 18 emigrantë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër një personi nën dyshimin se i njëjti ka transportuar 18 emigrantë, mes të cilëve katër fëmijë.
Në rrugën Veles-Shkup, në afërsi të urës të lumit Pçinjë, i dyshuari edhe pas alarmimit nga ana e policisë nuk ka ndaluar makinën, po i njëjti ka vazhduar që të drejtojë makinën me shpejtësi të madhe.
Në një moment ka bërë një gjysmë hark para pikës pagesore dhe është drejtuar në drejtim të f. Petrovec, duke tentuar vazhdimin e rrugës për në Katllanovë. Para hyrjes në Katllanovë i dyshuari ka aksidentuar një makinë që ishte duke ardhur nga ana e kundërt e tij dhe ka shkaktuar aksident. Nga ana e policisë i dyshuari është arrestuar, ndërsa pas kontrollimit të makinës brenda saj janë kapur emigrantë.
I njëjti është arrestuar dhe i është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditësh, deri në zbardhjen e plotë të rastit