` . Kiprotiq sërish fitues i maratonës së Shkupit – TV SHENJA

Kiprotiq sërish fitues i maratonës së Shkupit

Kirui Kiprotiq nga Kenia është sërish fituesi i edicionit të 13-të të Maratonës së Shkupit. Kiprotiq garën prej 42 kilometrave e mbylli i pari me kohën 2 orë e 12 minuta e 59 sekonda, duke lënë pas vetës bashkëkombasit e tij Edvin Kipruto në vend të dytë dhe Samuel Kimutai në të tretin. Më i miri maratonist nga Maqedonia rezultoi të jetë sërish Aleksandar Kiraxhiev, i cili këtë vit garën e mbylli i 6-ti. Ndërkohë edhe në kategorinë e femrave dominuan maratonistet nga Kenia. Stela Barsosio e mbylli garën e para me kohën 2 orë e 33 minuta e 42 sekonda, duke thyer edhe rekord një rekord në kategorinë e femrave. Kujtojmë që në edicionin e 13-të të Maratonën së Shkupit morën pjesë mbi 8500 garues. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme