` . Kinë, arrestohen 3 basketbollistë amerikanë për vjedhje - TV-SHENJA

Kinë, arrestohen 3 basketbollistë amerikanë për vjedhje

Tre basketbollistë të kolegjit amerikan nga Los Angeles janë arrestuar në Kinë për vjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmërojnë mediat amerikane, basketbollistët e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles (UCLA), të cilët në Kinë zhvillojnë ndeshjen kundër ekipit tjetër amerikan të basketbollit Georgia Tech, janë kapur teksa vidhnin rroba të shënjuara.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilin kanë ardhur sportistët e UCLA-së në qytetin Hangzhou, në Kinë. Universiteti tërësisht bashkëpunon me autoritetet vendore për këtë çështje”, deklaroi për mediat amerikane zëdhënësja e Universitetit Shana Wilson, njofton BBC.

Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe tre studentë të Universitetit Georgia Tech.

Basketbollistët amerikanë janë arrestuar të martën, në prag të vizitës së parë të presidentit amerikan Donald Trump në Kinë.

Postime të Ngjajshme