` . Kinë, 49 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut - TV-SHENJA

Kinë, 49 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Së paku 49 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit shumë të keq që në fillim të muajit goditi pjesën jugore të Kinës, raporton AA.

Komisioni kinez për Reduktimin e Katastrofave tha se moti i keq nga 6 qershori shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në jug të vendit. Ata konfirmuan se për vdekje pësuan 49 persona, ndërsa janë zhdukur 14 të tjerë.

Nga Komisioni njoftuan se janë shembur më shumë se 7.000 shtëpi, ndërsa janë evakuar 300.000 persona.

Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë goditur 249 vendbanime në 44 qytete që negativisht kanë ndikuar në jetën e më shumë se 4.5 milionë njerëzve. Humbjet ekonomike vlerësohen në rreth 1.4 miliardë dollarë.