` . Kina nga nesër vendos rrjetin 5G në qytetet më të mëdha - TV-SHENJA

Kina nga nesër vendos rrjetin 5G në qytetet më të mëdha

Kompanitë kineze të telekomunikimeve bënë të ditur se nga nesër në shumë qytete të mëdha në këtë vend do të vendoset shërbimi i telefonisë celulare 5G, duke bërë hapin kyç në ambiciet e Pekinit që të bëhet superfuqi teknologjike, raporton AA.

Në njoftimin e kompanive shtetërore të telekomunikimeve China Telecom, China Unicom dhe China Mobile thuhet se shërbimi i telefonisë celulare 5G do të vendoset në Pekin, Shanghaij, Hangzhou, Guangzhou dhe në qytetet tjera të mëdha kineze.

Më tej thuhet se shërbimet 5G, me çmimet që sillen prej vetëm 128 juanë në muaj, do t’u mundësojnë konsumatorëve kinezë në mbarë vendin që të përdorin shërbime ultra të shpejtë të internetit celularë.

Autoritetet kineze njoftuan se planifikojnë që të instalojnë mbi 50.000 stacione bazike të 5G-së në mbi 50 qytete kineze deri në fund të vitit.

Po ashtu planifikohet që shërbimi 5G vitet në vazhdim të jetë i arritshëm në mbarë Kinën.