` . Kina edhe për tre sezone në Formula 1 – TV-SHENJA

Kina edhe për tre sezone në Formula 1

Kina do të jetë pjesë e garave të Botërorit në Formula 1 edhe për 3 sezonet e ardhshme. Konfirmimi ka ardhur nga qeveria e automobilizmit, ndërsa të njejtën e ka konfirmuar edhe  numrin 1 i kampionatit më të fortë në Formula, Çejs Keri. “Jemi të lumtur të konfirmojmë garën e Kinës. Publiku kinez na ka përkrahur gjithnjë masivisht dhe ne besojmë se ky është një potencial i madh për një vend që është në rritje të vazhdueshme”, është shprehur ai. Çmimi i Madh i Kinës për herë të parë pjesë e kalendarirt në Formula 1 u bë në vitin 2004, ndërsa ka qenë një nga cirkuitet më të preferuara të automobilizmit. Në vitin 2018 Çmimi i Madh i Kinës do të zhvillohet me 15 prill. /SHENJA