` . Kim Mehmeti zbulon skemën e maqedonasve kundër shqiptarëve – TV-SHENJA

Kim Mehmeti zbulon skemën e maqedonasve kundër shqiptarëve

Partitë maqedonase vijnë në pushtet ose nëpërmjet antishqiptarisë së sinqertë, ose nëpërmjet proshqiptarisë së rrejshme!  Shkrimtari ynë i njohur Kim Mehmeti, vlerëson se partitë maqedonase vazhdojnë të vijnë në pushtet duke manipuluar me ndjenjat etnike të votuesve në Maqedoni.

Sipas tij, VMRO-DPMNE’ja vjen në pushte  duke marrë kryesisht votën e maqedonasve antishqiptarë, ndërkaq LSDM’ja maqedonase duke u  mbështetur mbi votuesit shqiptarë që i besojnë konceptit të saj të rrejshëm ‘qytetarë’ dhe proshqiptarë . Mehmeti vlerëson se  për këtë nuk janë fajtore partitë maqedonase por ato shqiptare, të cilat u tregun të paafta për ta mbrojtur shqiptarin nga regjimi, por shumë të suksesshme në mbrojtjen e sunduesve nga shqiptarët e ‘padëgjueshëm’.

Më poshtë ua sjellim komentin e plotë të Kim Mehmetit, të botuar në faqen e tij të FB

“Antishqiptarin e VMRO-DPMNE’së,  më së miri e ka materializuar LSDM’ja maqedonase, duke u treguar parti me koncept ‘qytetare’ dhe kinse proshqiptare, e duke qenë në thelb thuajse  po aq albanofobe sa edhe DPMNE’ja. Kështu që partitë maqedonase i ka sjellë në pushtet, o antishqiptaria e sinqertë, që ua ka garantuar votën maqedonase, o  proshqiptaria e rrejshme, që ua ka sjellë edhe votën e shqiptarëve! Pra sunduesit maqedonas kanë pasur krah vetes, ose vasalët e ndonjë partie shqiptare, ose shqiptarët ‘mendjehapur’,  që janë anëtarësuar në të dhe e kanë përkrahur konceptin ‘qytetarë’ të LSDM’së?! Dhe duhet qenë i drejtë: për këtë nuk janë fajtore partitë maqedonase, por ato shqiptare, që nuk u treguan të afta ta mbrojnë shqiptarin nga regjimi, por nëpërmjet ‘muskulozëve e komandantëve’ të vet,  e mbronin sunduesin nga shqiptarët!  Me çka shqiptarët fillua më shumë t’u besojnë partive maqedonase, se sa atyre shpotare dhe, që i çoi  partitë maqedonase të besojnë se ata që mund t’i  kontrollojnë shqiptarët e Maqedonisë janë, ose vasalët partiak mirë të paguar, ose muskulorët e ‘komandantët’ e mëhallës, që mund t’i dhunojnë e kërcënojnë votuesit, por për të cilët nuk do vlejë ligji!”,  shkruan shkrimtari Kim Mehmeti. /360grade.al/