` . Kili i fortë për Kamerunin në Kupën e Konfederatave (Video) – TV-SHENJA

Kili i fortë për Kamerunin në Kupën e Konfederatave (Video)

Kili ka fituar ndaj Kamerunit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”. Kombëtarja e Kilit ka arritur një fitore të vështirë, por të madhe ndaj Kamerunit në kuadër të Grupit B.

Ekipi kombëtar i Kilit dominoi gjithë ndeshjen, por golin e parë e gjeti vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, gol ky i cili u anulua nga gjyqtari me ndihmën e teknologjisë ashtu sikurse të ndeshja Portugali-Meksikë dhe pjesa e parë përfundoi 0-0.

Në pjesën e dytë, Kili rriti trysninë dhe dëshironte medoemos golin e epërsisë, por ky erdhi vetëm në minutën e 81, ku ishte Arturo Vidal i cili shënoi një gol të bukur me kokë pas asistimit të Alexis Sanchez.

Ndërsa, në minutat shtesë kilianët shënuan edhe një gol me anë të Eduardo Vargas, i cili nga afërsia vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-0.

Vlen të theksohet se pjesë e Grupit B janë edhe Gjermania dhe Australia, kombëtare këto që do të ndeshen mes vete nesër (e hënë). /Telegrafi/