` . Khabib kërcënon UFC-në: Nëse e përjashtoni shokun tim, largohem edhe unë! – TV-SHENJA

Khabib kërcënon UFC-në: Nëse e përjashtoni shokun tim, largohem edhe unë!

I pamposhturi i oktagonit në kategoritë e lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov fundjavën që lamë pas në mënyrë shumë bindëse mundi ish mbretin e kësaj kategorie, Konor MekGregor. Në luftën kryesore të UFC 229 kampioni mundi irlandezin me “submission” në raundin e katërt, ndërsa pasi kreu punën me MekGregor, ai kërceu mbi kafaz duke sulmuar Dylan Denis nga ekipi kundërshtarë.

Në të njëjtën kohë shokët e Khabib Nurmagomedov u futën brenda në kafaz dhe sulmuan MekGregorin. Njëri prej tyre ishte Zubaira Tuhugov, i cili gjithashtu është një luftëtar në UFC.
Dana Uajt tha se për shkak të këtij veprimi, Tuhugov do të përjashtohet nga organizata e MMA-së.

Megjithatë përmes rrjeteve sociale, Khabib Nurmagomedov i ka vënë disa kushte kësaj federate. Ja se çfarë ka shkruar ‘shqiponja’ nga Dagestani:
‘Dua ti drejtohem UFC dhe drejtuesve të saj. Pse nuk përjashtuat asnjë anëtarë të tyre, kur ata sulmuan autobusin tonë dhe lënduan disa persona? Aty mund të vdiste dikush, pse askush nuk tha asgjë për atë që ndodhi atëherë, pse askush nuk tha asgjë, kur ai më fyente vendlindjen, religjionin, kombin dhe familjen time? Pse duhet të dënoni shokët e mi…vallë a nuk morrën pjesë të dyja ekipet në luftë. Nëse thoni se unë e kam filluar luftën, nuk pajtohem me një gjë të tillë. Thjesht mbarova atë, që ai e kishte filluar. Më dënoni mua, Zubaira Tuhugov nuk ka asnjë faj. Nëse mendoni se do të hesht, gaboheni. Anuloni meçin e Zubairas dhe dëshironi të përjashtoni atë, vetëm se e ka goditur Konorin. Mirëpo mos haroni se Konor i pari kishte goditur vëllain tim, shihni videon. Nëse vendosni ta përjashtoni, duhet ta keni parasysh se do më humbisni edhe mua. Neve në Rusi asnjëherë nuk i japim vëllezërit tanë dhe unë do të luftojë deri në fund për vëllain tim. Mirëpo nëse vendosni ta përjashtoni, mos harroni të mi dërgoni dokumentet për të anuluar marrëeshjen time me ju, në të kundërtën një gjë të tillë do ta bëjë vetë. Edhe diçka….mund ti mbani edhe të hollat e mia. Shpresoj të mos ju mbesin në fyt. Ne mbrojtëm nderin tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Ne do të shkojmë deri në fund!’