` . KH Rinia vazhdon me fitore, mund Tekstilecin e Shtipit - TV SHENJA

KH Rinia vazhdon me fitore, mund Tekstilecin e Shtipit

Klubi hendbollit Rinia vazhdon me fitore në Ligën e Parë të Maqedonisë, ku këtë fundjavë fitoi në transfertë Tekstilecin e Shtipit me rezultat 21:24. Të përzgjedhurit e Muhamed Ismailit pjesën e parë të takimit e mbyllën në favor të vetin me shifra 9:13, ndërsa deri në fund arritën të mbajnë ritmin e njëjtë të lojës, për fitore në fund dhe shpresa për Superligë. Më i miri në këtë përballje në radhët e skuadrës shqiptare ishte Adis Saliu, i cili shënoi 8 gola, ndërsa nuk mungoi as ndihma e kapitenit Basri Latifi. Me këtë fitore Rinia rrumbullakson 37 pikë dhe renditet në vendin e tretë me vetëm 4 pikë nga Vardari që është i dyti. Në ndeshjen radhës në kampionat Rinia në terren vendas do të përballet me Tilveshin. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme